Emilia Clarke kishte refuzuar të luante në “Fifty Shades of Grey”
Emilia Clarke fitoi zemrat e miliona fansave anembanë botës me rolin e saj të popullarizuar në hit serialin “Game of Thrones”.
Suksesi i madh ka sjellë çmime të shumta dhe komente pozitive për audiencat dhe punonjësit e filmit, duke i hapur kështu përgjithmonë dyert e Hollywoodit. Megjithatë, pak dihet se Clarke kishte marrë një ofertë që e kishte refuzuar katër vjet më parë.
Rolin në filmin “Fifty Shades of Grey”, Emilia hodhi poshtë shumë lehtë, gjë që i habiti miqtë dhe bashkëpunëtorët e saj.
Ajo pranoi se zhveshja para kamerave për shumëkënd është thjesht një paraqitje, por me kalimin e kohës ajo u bë shumë e pakëndshme për shkak të numrit të madh të anëtarëve të ekipit, të cilët vazhdimisht qarkullojnë në vendngjarje.
Emilia nuk donte që trupi femëror të bëhej thjesht një objekt, por duke vendosur të refuzonte një rol të fituar, synonte të mbronte veten dhe intimitetin e saj.























