Pas spekulimeve, është zyrtarizuar se Pattinson do të jetë Batmani i ri
BKT
Magazina

Pas spekulimeve, është zyrtarizuar se Pattinson do të jetë Batmani i ri

Kompania Warner Bros ka konfirmuar se në filmin e ardhshëm “The Batman”, rolin e Bruce Wayne do ta luajë Robert Pattinson.

CNN bën të ditur se aktori e ka fituar këtë rol pas një sërë testesh që i janë bërë.

Mediat kanë raportuar disa javë më parë se Pattinson do ta luajë rolin e superheroit, mirëpo si kandidat ishte përmendur edhe Nicholas Hoult.

Sidoqoftë, ylli i “Twilight” është konsideruar si zgjedhja më e mirë për këtë rol dhe në fund ka rezultuar se ai e ka fituar rolin.

Sidoqoftë, ka edhe të tillë që konsiderojnë se përzgjedhja e tij është e gabuar, ashtu siç ishte edhe e paraardhësit të tij, Ben Affleck.


MË SHUME NGA Magazina