VIDEO-Thaçi: Samiti i Parisit duhet të japë një perspektivë evropiane
BKT
Lajme

VIDEO-Thaçi: Samiti i Parisit duhet të japë një perspektivë evropiane

RTKlive

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka takuar këshilltarët diplomatikë të presidentit të Francës Emanuel Macron dhe kancelares gjermane Angela Merkel.

Thaçi ka deklaruar se ky takim ka ardhur në kuadër të Samitit që do të mbahet në Paris. “Samiti i Parisit duhet të jap një perspektivë evropiane të Kosovës, tarifa duhet të mbetet. Në anën tjetër duhet të implementiohen të gjitha marrëveshjen e arritura në Bruksel”, tha ai në një konferencë për media, raporton RTKlive.

Sipas tij dialogu nënkupton si dy vende sovrane. ‘Nga fryma që diskutuam sot shoh se ka një angazhim serioz evropian, por edhe të ShBA-së”, tha ai.

Thaçi tha se dialogu nuk do të ndodh me kushte. Ai bëri se Kosova nuk do të pranojë kriteret të reja për liberalizim të vizave. “Është duke ndodhur një diskriminim i madh, sikur të ishin qytetarët e Kosovës të rendit të dytë. Qytetarët e Kosovës të mos mbahen të izoluar padrejtësisht dhe të mos trajtohen si qytetarë të dorës së dytë.”, tha ai.


MË SHUME NGA Lajme