Atletico afër talentit të Fenerbahçes
BKT
Sport

Atletico afër talentit të Fenerbahçes

Atletico Madridi është shumë pranë blerjes së Eljif Elmas, talentit të Fenerbahçes.

Mesfushori 19-vjeçar nga Maqedonia prej kohësh ishte në shënjestrën e klubeve italiane si Inter, Roma e Napoli, por “Los Colchoneros” kanë parakaluar rivalët e tyre me një ofertë të rëndësishme prej 14 milionë eurosh. Elmas do të ishte vetëm një prej goditjeve në mesfushë për Simeonen, sepse, duke parë ofertat e rëndësishme për Rodrin e Thomas, drejtuesit pritet të afrojnë edhe një tjetër lojtar për këtë repart.