16:00 / 03.06.2019
Haradinaj liron nga detyra Sylejman Selimin
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka liruar nga pozita e këshilltarit politik Sylejman Selimin.
Ish gjenerali i luftës para disa muajsh ishte emëruar nga kryeministri në pozitën e këshilltarit politik.
Për lirimin nga pozita të Selimit ka bërë të ditur vet kryeministri në një postim në Facebook:
Kam liruar nga detyra e këshilltarit politik Sylejman Selimin, me kërkesen e tij. Zotin Selimi e falënderova për kontributin e deritashëm në Zyrën time politike.
RH























