​Bytyqi uron besimtarët për festën e Fitër Bajramit
BKT
Lajme

​Bytyqi uron besimtarët për festën e Fitër Bajramit

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Shyqiri Bytyqi, bashkë me kryetarin e Nisma Fatmir Limaj, deputetin Shala dhe ministrat Reçica e Shala vizituan Bashkësinë Islame të Kosovës për nder të Festës se Fitër Bajramit.

Ata me këtë rast uruan myftiun Naim Tërnava për këtë festë të shenjtë për të gjithë besimtarët islamë.

“Festa e Fitër Bajramit është festë e mirëkuptimit dhe solidaritetit dhe uroj që në secilën familje të ketë sa më shumë mirëqenie, paqe e harmoni. Urime veçanërisht të gjithë atyre të cilët agjëruan në muajin e shenjtë të Ramazanit duke u lutur që t’u jetë pranuar agjërimi”, shkruan ministri Bytyqi në Facebook.


MË SHUME NGA Lajme