Ndalen bisedimet mes Chelseat dhe Real Madridit për Hazardin
BKT
Sport

Ndalen bisedimet mes Chelseat dhe Real Madridit për Hazardin

Bisedimet në mes të Chelseat dhe Real Madridit për Eden Hazardin janë ndaluar në mënyrë të befasishme, bëjnë të ditur mediat në Angli.

Shefi ekzekutiv i skuadrës spanjolle, Jose Angel Sanchez, ka qenë në Londër për ta mbyllur marrëveshjen, por duket se nuk është arritur asnjë progres rreth transferimit.

Sipas The Evening Standard, bisedimet janë ndaluar, pasi Chelsea kërkon mbi 120 milionë euro nga shitja e Hazard, mirëpo Real Madridi refuzon të paguajë atë shumë.