Brnabiq nuk tërhiqet nga deklaratat skandaloze për shqiptarët
BKT
Lajme

Brnabiq nuk tërhiqet nga deklaratat skandaloze për shqiptarët

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq, ka thënë se nuk tërhiqet nga deklaratat skandaloze të bëra ditë më parë, ku i quajti shqiptarët e Kosovës si “njerëz të zbritur nga mali”.

Brnabiq madje ka thënë se nuk do të kërkoj falje për këto deklarata, ‘sepse ka thënë të vërtetën’.

Ajo ka thënë se një thënie e tillë nuk ishte për kombin shqiptar, por për të treguar se nuk ka respekt, për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, dhe kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn.

“Do të doja që kurrë të mos takohesha me Haradinajn. Por unë duhet të merrem edhe me djallin për hir të Serbisë”, ka thënë Brnabiq.


MË SHUME NGA Lajme