13:38 / 05.06.2019
Balla; Negociatat me BE-në do të çelen brenda këtij viti
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë një interviste për Deutsche Welle ka theksuar se negociatat e Shqipërisë me BE-në do do të çelen brenda këtij viti.
“Jemi të gatshëm për dialog me PD-në, por kushtet e PD-së nuk mund të merren as në konsideratë nga ana jonë”, theksoi Balla në intervistë, pas vizitës zyrtare në Berlin ku zhvilloi takime me deputetë të Bundestagut dhe zyrtarë të lartë të qeverisë gjermane./ATSh























