VIDEO- Takimi i Berlinit, Rashiti: Temë kryesore vazhdimi i dialogut
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ftuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel, ka udhëtuar sot për në Berlin. Haradinaj gjatë kësaj vizite të martën do të ketë takim me kancelaren Angela Merkel, pritet të marrë pjesë në konferencën “Takimet ndërkombëtare” dhe do të jetë pjesë e lutjeve të mëngjesit në Berlin.
“Ky takim është i rëndësishëm par shkak të asaj që ka ndodhur një muaj më herët në Samitin e Berlinit dhe asaj që do të ndodhë në Samitin e Parisit dhe beson se do të përcaktojë rrjedhën e bisedimeve dhe është vështirë të përcaktohen detaje”, tha, Naim Rashiti, njohës i zhvillimeve në vend, në emisionin INFO3 në RTK.
Temë kryesore në takimin e kryeministrit Haradinaj me kancelaren Merkel, sipas tij do të jenë vazhdimi i dialogut në mes Kosovës dhe Serisë- rifillimi i dialogut dhe liberalizimi i vizave.
Sipas Rashitit, në këtë takim mund të pritet që Merkel të kërkojë suspendimin e taksës për një kohë të caktuar, në kërkim të një marrëveshje. Ai beson që duhet ti jepet hapësirë dialogut Serbi - Kosovë edhe nga ana e Kosovës. “Duhet të arrihet një marrëveshje në muajt në vazhdim, ky njëherit është qëllimi i këtyre samiteve, kthimi i palëve në dialog më stabil” tha Rashiti.
Sipas tij Franca dhe Gjermania kanë për qëllim afrimin e palëve në dialog dhe vazhdimin e tij. “Nëse deri në samitin e Parisit nuk do ti hapet rrugë dialogut në mes Serbisë e Kosovës, ky do të jetë një lajm i keq për rajonin. Mund të ketë lëvizje të paparashikueshme që mund të shkaktojnë tensione, të përkeqësojnë situatën në rajon”, tha ai.
Rashiti thotë se tema e liberalizimit të vizave do të shtrohet në muajt në vazhdim, por vendim për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës pritet të bëhet i ditur në fund të vitit.
“Nuk flitet për data rreth liberalizimit të vizave nga Gjermani, por kjo shihet një përkrahje më e madhe e saj në këtë drejtim , pritet të shihen edhe qëndrime t vendeve të tjera të BE-së par këtë temë”, tha Rashiti.
Ai kërkon që pala e Kosovës në Samitin e Parisit, të shkojë me një qëndrim të përbashkët për vazhdimin e dialogut, në mënyrë që mos të humbin kredibilitetin ndaj faktorit ndërkombëtar.
Për më shumë ndiqni videon në vazhdim:























