"Shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti në Korçë do të rindërtohen brenda verës"
BKT
Shqipëri

"Shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti në Korçë do të rindërtohen brenda verës"

Të gjitha shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti në fshatrat e Korçës do të rindërtohen brenda verës së këtij viti.

Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në fshatin Floq, ku u takua me familjet e prekura nga tërmeti.

“Në fshatin Floq me të prekurit nga Tërmeti. Të gjitha shtëpitë do të rindërtohen brenda verës”, theksoi kryeministri Rama.

Në 1 qershor zona e Korçës u prek nga disa tërmete, që shkaktuan dëmtimin e shumë banesave. Tërmeti kishte epiqendër fshatin Floq, të bashkisë Korçë ku mbetën të dëmtuara rreth 184 shtëpi.


MË SHUME NGA Shqipëri