Kryeministri mbërrin në Berlin, pritet me ceremoni shtetërore
Në orët e pasdites, Kryeministri Haradinaj është pritur me ceremoni shtetërore në Berlin, derisa ka arritur atje për një vizitë shumë të rëndësishme.
Kryeministri Haradinaj, në kuadër të kësaj vizite zyrtare do të takohet me kancelaren Angela Merkel, takim ky i cili në Kosovë po shihet si shumë i rëndësishëm, sidomos duke parë qëndrimin e qartë gjerman pro liberalizimit të vizave.
Gjithashtu vizita e kryeministrit Haradinaj në Berlin dhe takimi me kancelaren Merkel po shihet si përcaktim se nuk ka ndryshim territoresh.
Sic e ka thënë edhe kryeministri para nisjes, takimi me Merkel do të ketë për qëllim thellimin e marrëdhënieve dhe besimit në mes të Kosovës dhe Gjermanisë si partnere strategjike.
Video në vazhdim paraqet pritjen shtetërore të kryeministrit Haradinaj në Berlin.























