Zyrtare: Buffon largohet nga PSG
Klubi francez ka njoftuar që nuk do të ketë rinovim të kontratës me portierin veteran.
Vetëm një vit ka zgjatur aventura e Gianluigi Buffon te skuadra e Paris Saint-Germain në Francë.
Pasi ishte larguar nga Juventusi para një viti, Buffon kishte nënshkruar me PSG-në me shpresën se do ta fitonte Ligën e Kampionëve, por as me ta nuk arriti të triumfonte në këtë kompeticion të cilin Buffon nuk e ka fituar asnjëherë në karrierë.
“Falënderojmë Buffonin për mënyrën sesi ka nderuar fanellën e skuadrës sonë. Një kampion i madh si ai i ka dhuruar emocione ekipit tonë dhe ne i dëshirojmë gjitha të mirat në të ardhmen”, ka thënë presidenti i klubit Nasser Al-Khelaifi.
Ndonëse 41-vjeçar, Buffon nuk e ka ndërmend të pensionohet nga futbolli pasi tani është në pritje të ofertave të tjera për ta vazhduar karrierën.























