Robert Downey Jr dëshiron të luftojë ndryshimin e klimës me robotë
BKT
Magazina

Robert Downey Jr dëshiron të luftojë ndryshimin e klimës me robotë

Robert Downey Jr është zotuar të shpëtojë tokën në mënyrën e vetme që një Iron Man di të bëjë, me anë të inteligjencës artificiale.

Në një konferencë në Amazon të martën, aktori njoftoi nisjen e planeve për përdorimin e robotëve dhe teknologjisë së përparuar për të luftuar ndryshimet klimatike.

"Me anë të robotikës dhe teknologjisë mund të pastrojmë planetin në mënyrë të konsiderueshme, nëse jo plotësisht, brenda një dekade", tha ai.

Grupi, i quajtur  Footprint Coalition ose Koalicioni i Gjurmëve, do të fillojë në prill.

Downey nuk specifikoi se çfarë teknologjie ka në plan të përdorë si edhe nuk përmendi investitorët, partnerët apo këshilltarët që do ndihmojnë në realizimin e planit.

Ndërsa është ngritur paraprakisht edhe një website FootprintCoalition.com.

Downey tha se ideja erdhi nga një tryezë e rrumbullakët ekspertësh.


MË SHUME NGA Magazina