Pas sezonit fantastik, Klopp i ofron rinovim Matipit
BKT
Sport

Pas sezonit fantastik, Klopp i ofron rinovim Matipit

Mbrojtësi nga Kameruni ka qenë ndër më meritorët në triumfin në Ligën e Kampionëve të Liverpoolit.

Joel Matip ka pasur një sezon për t’u mbajtur mend, pasi së bashku me Virgil Van Dijk, kanë krijuar një mur të pathyeshëm në mbrojtjen e Liverpoolit, që në fund u kurorëzua me triumfin në Ligën e Kampionëve.

Paraqitjet e 27-vjeçarit kanë mahnitur edhe trajnerin Jurgen Klopp i cili dëshiron t’ia vazhdojë kontratën.

Kontrata aktuale e Matip skadon në vitin 2020 dhe Liverpooli dëshiron ta mbajë edhe për disa vite të tjera, duke i ofruar edhe rritje page.