Lewis po martohet, sjell pamje nga festa e beqarisë
BKT
Magazina

Lewis po martohet, sjell pamje nga festa e beqarisë

Aktorja britaneze, Leona Lewis është duke i dhënë fund beqarisë pasi po martohet me të dashurin e saj, Dennis Jauch.

Javën e kaluar, këngëtarja e hitit “Bleeding Love”, 34 vjeçe, festoi natën e beqarisë në një ndejë me miqtë dhe të afërmit në Waimea, Hawaii. Nusja dhe miqtë e saj po qëndronin në rezidencat Mauna Kea në hotelin luksoz të ‘Mauna Kea Beach’.

Gushtin e kaluar, People konfirmoi se ylli britanik ishte fejuar me të dashurin e saj, koreografin Dennis Jauch.

Aktorja dhe Jauch u takuan në vitin 2010 ndërsa për People ata kishin dhënë një intervistë ekskluzive teksa flisnin për raportin e tyre.

“Është e mahnitshme që ne u mblodhëm prej anëve të ndryshme të botës nga dy pasione të ndryshme, kurse u takuam në turne tetë vite më parë”, ka thënë biondina.

“Unë kisha absolutisht festën më të mirë javën e kaluar me shoqet në Hawaii, nuk mund të pyesja për më shumë dashuri, lumturi dhe intelegjencë dhe një grup të vajzave si këto”, ka shkruar bukuroshja na njërën prej imazheve.


MË SHUME NGA Magazina