Kurti takon deputetët e Bundestagut, diskutohen disa tema për Kosovën
Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se në të gjitha takimet e tij me deputetët e Bundestagut gjerman u trajtua situata socio-ekonomike dhe ajo gjeopolitike e Kosovës dhe rajonit tonë, nevoja për fqinjësi të mirë dhe marrëdhënie normale të Kosovës me Serbinë, si dhe prioretizimi i punësimit dhe drejtësisë si mënyrë vendimtare për shtetndërtim demokratik dhe perspektivë evropiane dhe euro-atlantike.
Ai përmes një postimi në Facebook ka treguar për aktivitetet në Gjermani.
Postimi i plotë i Kurtit:
Sot në Berlin takuam deputetët e SPD-së në Bundestagun gjerman, z.Josip Juratovic dhe znj.Gabriele Weber, e më pas edhe z.Stefan Schwartze. Ndërkaq dje, ishim për vizitë në Ministrinë Federale të Punëve të Jashtme, ku takuam Drejtoren për Ballkanin perëndimor, znj.Sabine Ströhr dhe zëvendësen e saj, znj.Christiane Hullmann, kurse në Bundestag takova deputetin e CDU-së, përgjegjws për marrëdhëniettrans-atlantike, z.Peter Beyer.
Në të gjitha këto takime u trajtua situata socio-ekonomike dhe ajo gjeopolitike e Kosovës dhe rajonit tonë, nevoja për fqinjësi të mirë dhe marrëdhënie normale të Kosovës me Serbinë, si dhe prioretizimi i punësimit dhe drejtësisë si mënyrë vendimtare për shtetndërtim demokratik dhe perspektivë evropiane dhe euro-atlantike.























