09:26 / 07.06.2019
Ndërron jetë këngëtari 6 herë fitues i Grammy
Këngëtari amerikan, Dr John ka vdekur në moshën 77-vjeçare.
Fituesi i çmimit Grammy pësoi atak në zemër. Muzikanti i lindur në New Orleans ndërroi jetë të enjten, sipas një mesazhi të postuar në llogarinë e tij zyrtare në Twitter.
Këngëtari i Rock and Roll Hall of Fame bënte muzikë duke kombinuar zhanret e blues, pop, jazz, boogie woogie dhe rock and roll.
"Gjatë ditës më 6 qershor, legjenda e muzikës Malcolm John Rebennack, Jr, i njohur si Dr John, vdiq nga një atak në zemër", u tha në një deklaratë.
Këngëtarja Debbie Harry, ishte ndër ata që i bënë homazhe duke publikuar një foto së bashku me fituesin gjashtë herë të Grammy.























