Ndarja me Dua Lipën i shkakton vuajtje të madhe kuzhinierit
BKT
Magazina

Ndarja me Dua Lipën i shkakton vuajtje të madhe kuzhinierit

Dua Lipa i ka dhënë fund lidhjes së dashurisë dhe ish-partneri i saj, kuzhinieri Isaac Carew duket se është mërzitur.

Thuhet se ndarja erdhi nga agjenda e zënë e të dy palëve. Të dy konfirmuan ndarjen mbrëmjen e së martës, kur nuk po ndiqeshin më në rrjete sociale.

Isaac ka treguar publikisht se po e vuan këtë gjë. Fotografinë e një djali të mërzitur e shoqëroi me një zemër të thyer dhe e postoi në Instastory, por e fshiu më vonë.

Një burim i gazetës britanike The Sun, tha "Dua dhe Isaac janë munduar shumë për të gjetur kohën për të qëndruar pranë njëri-tjetrit pasi u kthyen së bashku. Por Lipa po nxjerr muzikë të re dhe gjërat për të dy janë bërë të vështira. Ishte një vendim i vështirë por ata nuk arritën ti bënin gjërat të funksiononin".

23-vjeçarja u lidh me Isaac në vitin 2013 dhe qëndruan së bashku për 3 vite e gjysmë deri në fillim të vitit 2017.

Por këngëtarja u rikthye sërish me 33-vjeçarin në janar të vitit 2018 pas ndarjes nga këngëtari Paul Klein.


MË SHUME NGA Magazina