Mogherini: Shqipëria, e gatshme të hapë negociatat e pranimit
BKT
Shqipëri

Mogherini: Shqipëria, e gatshme të hapë negociatat e pranimit

“Rekomandimi i Komisonit Evriopan për hapjen e negociatave është njohje e rezultateve të prekshme të reformës gjithëpërfshirëse dhe të plotë të drejtësisë dhe të arritjeve të Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, deklaroi sot përfaqësuesja e lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, nënkryetare e Komisionit Evropian, Federica Mogherini në një takim në Bruksel me ministrin në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.

Përfaqësuesja e Lartë përgëzoi Cakajn për rekomandimin e rinovuar të Komisionit në Këshill për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë, duke theksuar se kjo është një njohje e rezultateve të prekshme të reformës gjithëpërfshirëse dhe të plotë të drejtësisë dhe të arritjeve të Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ajo riafirmoi bindjen e saj të fortë se Shqipëria është e gatshme të shkojë përpara në rrugën e saj të integrimit në BE dhe të hapë negociatat e pranimit.

Ndërsa Cakaj u shpreh se, “ishte kënaqësi e madhe për të takuar Federica Mogherinin dhe shkëmbyer pikëpamjet mbi rëndësinë e hapjes së negociatave për tani. Ne presim që  t’i respektojmë premtimet e saj dhe kështu të sigurojmë një shtysë të re për reformën dhe progresin në rajonin dhe rajonin”. /ATSh


MË SHUME NGA Shqipëri