13:47 / 07.06.2019
Brad Pitt i jep ultimatum ish-gruas Angelina Jolie
Aktori Brad Pitt ka vendosur që çështjet me ish-gruan e tij, Angelina Jolie t’i zgjidhë në mënyrë më të ashpër. Sipas The Mirror, ai ka lëshuar një ultimatum për ish – gruan, tre vite pas paraqitjes për divorc.
Aktori 55 vjeçar i Hollivudit ka marrë një qëndrim të prerë me Angelinën, pasi ka frikë se divorci mund të vazhdojë të zvarritet.
Është raportuar se skuadra ligjore e Bradit do të fillojë të ushtrojë presion ndaj Angelinas pasi ata besojnë se po zvarritet në nënshkrimin e letrave të shkurorëzimit.
Një burim i The Sun ka thënë se, “Pavarësisht se Brad Pitt është treguar tejet i durueshëm gjatë këtij procesi, tashmë ai e ka humbur durimin”.






















