15:01 / 07.06.2019
Bradley Cooper dhe Irina Shayk ndahen pas 4 vitesh lidhje
Bradley Cooper dhe Irina Shayk janë ndarë pas katër vitesh lidhje. Çifti ka vendosur zyrtarisht ti japë fund lidhjes së tyre, sipas People.
Aktori dhe modelja në mënyrë miqësore po punojnë për të ndarë kujdestarinë e vajzës së tyre 2-vjeçare Lea De Seine, e cila erdhi në jetë në mars 2017.
44-vjeçari dhe Irina nisën të takoheshin në pranverën e vitit 2015. Çifti e ka mbajtur gjithmonë lidhjen e tyre private.
33-vjeçarja tha për Glamour UK në shkurt të vitit 2019, se preferoi ta ruante lidhjen e tyre nga vëmendja.























