Paqe në Podgoricë, “Dardanëve” u mungoi goli i fitores
BKT
Sport

Paqe në Podgoricë, “Dardanëve” u mungoi goli i fitores

RTKLive

Mali i Zi dhe Kosova kanë ndarë pikët, duke luajtur baras 1-1, të premten mbrëma në Podgoricë, sfidë kjo e zhvilluar në kuadër të kualifikueseve për Evropianin 2020, raporton RTKlive.

Përballja mes malazezëve dhe “Dardanëve” është zhvilluar pa pranin e shikuesve pasi që skuadra malazeze ishte e dënuar nga UEFA.

Futbollistët e Kombëtares sonë, ishin ekip më i mirë në gjitha statistikat, por jo edhe sa për të marrë trepikëshin e rëndësishëm nga ky udhëtim.

Djemtë e Kosovës e dominuan lojën në pjesën e parë, duke u shfaqur ekip më rrezikshëm, ndërsa goli i epërsisë erdhi në minutën e 23-të përmes Milot Rashicës, rezultat më të cilin skuadrat shkuan në pushi.

Duhet cekur Kosova nga minuta e 34-të luajti pa yllin Arbër Zeneli, i cili për shkak të një lëndimi u detyruar ta lëshojë fushën.

Edhe në fraksionin e dytë, ishte Kosova skuadër që kontrolloi lojën në terren, por ndëshkimi erdhi në minutën e 69-të përmes Mugosa, i cili barazoi shifrat në 1-1.

Deri në fund të ndeshjes, futbollistët e Kombëtares sonë, bën presion të madh drejt portës kundërshtare, por pa mundur të gjejnë rrugën e golit të fitores.

Përfundimisht Mali i Zi dhe Kosova ndajnë pikët, dhe për skuadrën tonë ky është barazimi i dytë në këto kualifikuese.