22:28 / 08.06.2019
Kampionët e botës bien në Turqi
Kombëtarja e Turqisë ka bërë sensacion duke i mundur kampionët e botës, kombëtaren e Francës, në ndeshjen kualifikuese për Euro 2020.
Në stadiumin ‘Konya Buyuksehir’, kombëtarja e drejtuar nga Senol Gunes, ka arritur të mposht Francën, me rezultat 2:0.
Golat e fitores për Turqinë u shënuan gjatë pjesës së parë.
Kaan Ayhan në minutën e 30’, kaloi Turqinë në epërsi, kur shënoi për 1:0, ndërsa Cengiz Under në minutën e 40’, shënoi për 2:0.
Me këtë fitore, Turqia merr kryesimin në grupin H me 9 pikë, tri më shumë se Franca, që numëron 6.























