Ministri Gashi bën homazhe tek varri i Fadil Vokrrit
BKT
Sport

Ministri Gashi bën homazhe tek varri i Fadil Vokrrit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, sot ka bërë homazhe tek varri i legjendës së futbollit kosovarë, Fadil Vokrri, në njëvjetorin e vdekjes.

Gashi tha se futbolli i Kosovës lulëzon në arenën ndërkombëtare falë punës dhe përkushtimit të Vokrrit.

“Ishte personalitet i veçantë, shok, mik, familjar, mësues e i dashur për të gjithë, kontribues i pashoq. Pak kohë patëm rastin të bashkëpunojmë, por përgjithmonë do të jetojnë këshillat e idetë e tija që na i dha. Mësuam shumë nga ai e nga fjalët e pakta që kishte, por që të gjitha i shëndrronte në vepra”.

“Sa shumë i mungon Kosovës e futbollit i cili po lulëzon në arenën ndërkombëtare, falë punës e përkushtimit të tij të madh. Sa shumë na mungon neve, familjes, FFK-së e Kombëtares sonë të futbollit. Sot dhe përgjithmonë të kujtojmë Legjendë”, ka shkruar Gashi në rrjetin social Instagram.