17:13 / 09.06.2019
Ky njeri gjykon ndeshjen Bullgari – Kosovë
Përfaqësuesja e Kosovës do të përballet me Bullgarinë në ndeshjen e tretë kualifikuese për EURO 2020.
Ekipi i drejtuar nga Bernard Challandes do të synoj të marrë tre pikëshin e parë edhe pse do të ketë shumë mungesa. Hekuran Kryeziu, Herolind Shala, Valon Berisha si dhe së fundmi Arbër Zeneli do të jenë mungesat e mëdha të Kosovës. Ndeshja mes Bullgarisë dhe Kosovës do të zhvillohet në kryeqytetin bullgar Sofje.
Ndërkohë shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA tanimë i ka caktuar edhe gjyqtarët e ndeshjes.
Danezi Mads-Kristoffer Kristoffersen do të jetë gjyqtari kryesor i këtij takimi, ndërsa ndihmësit e tij do të jenë Dennis W. Rasmussen dhe Victor Skytte.























