VIDEO-Të rinjve të Kosovës u mungon perspektiva për të ardhmen
BKT
Lajme

VIDEO-Të rinjve të Kosovës u mungon perspektiva për të ardhmen

RTKlive

Fushata për Zhvillim Ekonomik “Të flasim për Ekonominë” po vazhdon në Kosovë. Fushata "Të flasim për ekonomi!" fokusohet në shfaqjen e angazhimit të BE-së në progresin ekonomik të bërë tashmë në Kosovë, si dhe përfshirjen e tanishme dhe të ardhshme në perspektivat zhvillimore të saj.

Ajo fokusohet në shembuj konkret të krijimit të vendeve të punës, investimeve të huaja dhe zhvillimit të suksesshëm të sektorit privat, angazhimit të rinisë dhe grave në sektorin afarist, përkrahjen në trajnime në vend të punës, zhvillimin e startup-eve dhe ndërmarrësisë.

Libor Chlad zëvendësshef i zyrës së BE-së për bashkëpunim, tha se Fushata e BE-së “Të flasim për ekonomi”, tha se ka qellim të mirë për Kosovën.

“BE ka qenë donatori kryesor për Kosovën, ne kemi duke punuar në ato fusha që kemi qenë më aktiv në Kosovë, ekonomia është ajo. Unë për pese vite në Kosovë dhe kam parë, se të rinjve të Kosovës i mungon perspektiva për të ardhmen”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Ai ka folur edhe për Ditën Botërore të Akreditimit, e cila do të shënohet sot. Dita Botërore e Akreditimit është pjesë e një sërë ngjarjesh të Fushatës së Zhvillimit të Qëndrueshëm Ekonomik "Të flasim për ekonomi!" të Zyrës së BE-së në Kosovë, organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit (DAK) e Kosovës, e cila është pjesë e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, në bashkëpunim me projektin e financuar nga BE-ja "Mbështetja e Lëvizjes së Lirë të Mallrave në Kosovë", projekt i impementuar nga IBF International Consulting. Gjatë kremtimit do të zbulohet logoja e re e Drejtorisë së Përgjithshme të Akreditimit (DAK).

Këtu mund të ndiqni intervistën e plotë me Libor Chlad zëvendësshef i zyrës së BE-së për bashkëpunim, të cilën e ka zhvilluar gazetarja Majlinda Aliu.


MË SHUME NGA Lajme