Bullgaria-Kosova në RTK1HD
BKT
Sport

Bullgaria-Kosova në RTK1HD

Radio Televizioni i Kosovës (RTK), në kuadër të transmetimeve dhe emisioneve të ndryshme për kualifikueset e EURO 2020 si dhe të Ligës së Kombeve, sonte vjen me ndeshjen e shumëpritur Bullgaria-Kosova.

Bullgaria dhe Kosova përballen sonte në Sofje, në kuadër të eliminatorëve për Evropianin e ardhshëm, raporton RTKlive.

“Dardanët” pas barazimit me Malin e Zi (1-1), sonte synojnë fitore në duel me bullgarët, edhe pse skuadrën tonë e pret një ndeshje e vështirë, sidomos pas lëndimeve të shumta të formacionit bazë përfshirë edhe yllin e skuadrës sonë, Arbër Zenelin.

Sfida mes Bullgarisë dhe Kosovës nis në orën 20:45, por RTK paraprakisht do të  sjellë emisionin “Dardanët” që nis në orën 20:10, e që i dedikohet pikërisht ndeshjes Bullgari-Kosovë.