Marrëveshja afër, James Rodriguez drejt Serie A
BKT
Sport

Marrëveshja afër, James Rodriguez drejt Serie A

Ylli kolumbian ka njoftuar largimin nga Bayern Munichu pas përfundimit të stinorit.

James Rodriguez bëhet me skuadër të re. Huazimi i tij prej dy vitesh te Bayerni ka përfunduar dhe pasi palët nuk deshën ta vazhdonin bashkëpunimin, kolumbiani u desh të kthehej te Real Madridi. Por duke parë se nuk ka vend në skuadrën e Zinedine Zidane, Rodriguez ishte vënë në kërkim të një skuadre të re.

Sipas mediave italiane, kolumbiani ka rënë dakord me Napolin për transferim në Serie A.

Lojtari dhe drejtuesit e klubit të Napolit kanë gjetur gjuhën përbashkët dhe tani mungon vetëm marrëveshja me Realin. Napoli pritet të paguajë 30-35 milionë euro, por nuk përjashtohet edhe një kalim me formulën e huazimit.

Në Napoli, James do të gjejë ish-trajnerin e tij Carlo Ancelotti me të cilin ka punuar në kohën kur ishte pjesë e madrilenëve.