Turqia U21 mban stërvitjen para ndeshjes me Kosovën
BKT
Sport

Turqia U21 mban stërvitjen para ndeshjes me Kosovën

Kombëtarja e Turqisë U21 ka mbajtur stërvitjen e parë dhe të fundit para ndeshjes së nesërme me Kosovën.

Në stadiumin "Fadil Vokrri" mediat u lejuan të jenë të pranishme vetëm 15 minutat e parë.

Kujtojmë që Turqia ndeshjen e kaluar barazoi me Kombëtaren e Shqipërisë. Ndërkaq Kosova arriti një fitore të lehtë ndaj Andorrës me rezultat 4 me 0. 

Turqia gjendet e para në grup më gjithsej 4 pikë të grumbulluara, ndërsa është Kosova e dyta me vetëm një pikë më pak.

Ndeshja mes Kosovës U21 dhe Turqisë U21 do të zhvillohet nesër në stadiumin "Fadil Vokrri" me fillim nga ora 20:00.