10:00 / 11.06.2019
Moti në Shqipëri, i kthjellët me shtim vranësirash
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti për ditën e sotme parashikohet i kthjellët me shtim vranësirash ne zonat malore, në mesdite dhe pasdite.
Parashikohen reshje shiu të dobta dhe lokale përgjatë relieveve malore të vendit.
Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Veriperëndim 1-5 m/sek e në bregdet 12 m/sek, duke u pasuar nga një valëzim i forcës 2-3 me lartësi vale 0.6-1.0 m.























