Shqipëria kërkon t’i kthehet fitoreve, priten ndryshime ndaj Moldavisë
Kombëtarja shqiptare synon fitoren e dytë në grup në kualifikimet për Euro 2020.
Shqipëria përballet me Moldavinë sonte në Elbasan Arena.
Humbja nga Islanda të shtunën ia ka vështirësuar punët kuqezinjve në garën për vendin e dytë, por një fitore ndaj Moldavisë mbetet detyrim për ta në mënyrë që të vazhdojnë të shpresojnë edhe më tutje.
Edy Reja, pritet të bëjë katër ndryshime sot në formacion krahasuar me ndeshjen e kaluar ndaj Islandës.
Në qendër të mbrotjes pritet të rikthehet Mërgim Mavraj që do të marrë vendin e Kastriot Dermakut edhe pse Reja do të vendosë vetëm në fund, në mesfushë Ergys Kaçe do të zërë vendin e Migjen Bashës, në krahun e majtë Naser Aliji do të luajë në vend të Ermir Lenjanit, ndërkohë që në sulm këtë herë do pritet të jenë Myrto Uzuni dhe Armando Sadiku.
Nga tri ndeshje të zhvilluara, Shqipëria ka vetëm tri pikë të grumbulluara.























