E konfirmon klubi, Arbër Zeneli do të operohet dhe mungon 7 deri 9 muaj
BKT
Sport

E konfirmon klubi, Arbër Zeneli do të operohet dhe mungon 7 deri 9 muaj

Ylli i kombëtares së Kosovës u lëndua në ndeshjen ndaj Malit të Zi.

Vjen lajmi që nuk donim ta dëgjonim askush. Arbër Zeneli ka këputur ligamentin krucial të gjurit dhe do të duhet të operohet.

Futbollisti është lënduar në ndeshjen e së premtes ndaj Malit të Zi dhe pas testeve që ka kryer në Francë, është konstatuar edhe lëndimi i rëndë në gju.

Reims, që është edhe klubi ku luan Zeneli ka njoftuar përmes faqes zyrtare se ai duhet të operohet dhe që do të qëndrojë jashtë fushave të blerta nga 7 deri 9 muaj.

Pas këtij lajmi konfirmohet se Zeneli do të humbasë të gjitha ndeshjet e mbetura të Kosovës për kualifikimet e Euro 2020, por do të jetë në dyshim të paraqitet edhe ndaj Maqedonisë në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve që luhet në vitin 2020.