UEFA çon në qiell Milot Rashicën, ja çfarë shkruan
BKT
Sport

UEFA çon në qiell Milot Rashicën, ja çfarë shkruan

Milot Rashica ka mbyllur sezonin më të mirë të karrierës. Sulmuesi i Kosovës ka shkëlqyer me ekipin e tij të Ëerder Bremen-it duke u kthyer në lider të gjermanët.

Ai e mbylli sezonin në Bundesligë me 26 ndeshje të luajtura ku shënoi 9 gola, ndërsa realizoi 3 gola në 4 sfida të kupës.

Shtatshkurtri nuk ndalet as me përfaqësuesen e "Dardanëve", pasi ka shënuar 2 gola në 3 ndeshjet kualifikuese, por gatoi dhe asistin e fitores për Elbasan Rashanin në minutat e fundit të lojës kundër Bullgarisë për 2-3.   

Faqja zyrtare e Euro2020 në Facebook i ka kushtuar një postim fantastik duke e cilësuar si futbollist të klasit botëror.

"Ai nuk ka vëmendjen e mediave, pasi nuk vjen nga Brazili apo Spanja, por ka kualitetin e një lojtari të klasit botëror. I pathyeshëm, i jashtëzakonshëm, i pafalshmi MILOT RASHICA",  shkruan faqja zyrtare e Euro2020.