VIDEO-Programi `Erasmus+` mundësi e mirë për studentët e Kosovës
RTKlive
Kosova është një rast i mirë për të bërë studim për disa fusha.
Jehona Lushaku-Sadriu, drejtoreshë e Erasmus + në Kosovë, tha se ka shumë mundësi për të rinjtë e Kosovës për të studiuar nga programi Erasmus +.
Sa i përket problemeve me viza, Lushaku-Sadriu, bëri me dije se ata studentë marrin viza në procedurë normale.
“Do të kisha dëshiruar të hiqen vizat, universitetet garantojnë, për studentë krijohen përparësi, pra ka lehtësira”, tha ajo sot në emisionin sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Sipas saj studentët që kryejnë shkollimin në universitet ndërkombëtare, kanë shumë mundësi për tu formuar.
Programi Erasmus (European Region Action Scheme for the Mobility of University Students), është një program i këmbimit të studentëve në Bashkimin Evropian (BE) i themeluar në vitin 1987. Erasmus+, ose Erasmus Plus, është program i ri i kombinimit të të gjitha skemave aktuale të arsimit, trajnimit, rinisë dhe sportit në BE, i cili ka filluar në janar të vitit 2014.























