17:25 / 12.06.2019
Guardiola: Nga City largohem vetëm po më shkarkuan
Trajneri Pep Guardiola u ka mbyllur dyert klubeve të interesuara për të, si për këtë verë, ashtu edhe për sezonin e ardhshëm, duke deklaruar se do të respektojë kontratën te Manchester City.
“Kam kontratë edhe për dy sezone me Manchester City-n dhe dëshira ime është që ta zgjasim edhe më tej, pasi jam duke kaluar vërtetë mirë në këtë klub. Verën e ardhshme largohem vetëm po më shkarkuan”, tha spanjolli.























