22:13 / 12.06.2019
LaBeouf feston ditëlindjen me nënën e tij
Shia LaBeouf po e feston ditëlindjen e 33-të me gruan numër një të jetës së tij – nënën!
Aktori dhe mamaja e tij Shayna u fotografuan të kapur për duarsh teksa po e shijonin motin e mirë rrugës për darkuar në restorant.
Gjatë fundjavës së kaluar, aktori është parë me rroba që ia shfaqnin tatuazhet e këmbës teksa kryente blerje në dyqan ushqimesh.
























