07:11 / 13.06.2019
ETEA publikon raportin për lexueshmërinë në shkollat fillore të Prishtinës
Organizata Jo qeveritare ETEA organizon publikimin e raportit hulumtues “Lexueshmëria në shkollat fillore publike të Prishtinës”.
Raporti sjellë të dhëna mbi nivelin e leximit dhe shprehitë e fëmijëve në raport me librin dhe faktorët ndikues në këtë gjendje.
Tashmë, përmes këtij publikimi do të kemi një pasqyrë të përgjithshme rreth lexueshmërisë në arsimin paraunversitar në Komunën e Prishtinës.
Ky projekt i realizuar nga ETEA përkrahet financiarisht nga Komuna e Prishtinës dhe zhvillohet në partneritet me Bibliotekën "Hivzi Sulejmani" dhe Librarinë "Dukagjini".























