Balla: Presidenti nuk e ka të drejtën e zhdekretimit
BKT
Shqipëri

Balla: Presidenti nuk e ka të drejtën e zhdekretimit

Kuvendi i Shqipërisë po zhvillon në seancën e sotme plenare një mocion me debat, kërkuar nga kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla “Mbi aktin e Presidentit të Republikës për shfuqizimin e dekretit nr. 10928, date 5.11.2018 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”.

Para deputetëve, Balla e paraqiti mocionin e tij duke thënë se Presidenti i Shqipërisë ka vetëm kompetencën e dekretimit dhe jo të zhdekretimit. Sipas tij, dekretari i 10 qershorit është antikushtetues.

“Dekreti i datës 10 qershor është antikushtetues, zgjedhjet do të mbahen në 30 qershor. Në raport me zgjedhjet presidenti ka vetëm një kompetencë atë të caktimit të datës së tyre. Kuvendi është shfuqizuar nga kjo e drejtë që nga viti 2008. Në Shqipëri qeveria e zgjedhjeve është KQZ-ja. Caktimi i datës së zgjedhjeve është detyrim i ti dhe jo e drejtë. Periudha zgjedhore është e përcaktuar me ligj. Brenda periudhës zgjedhore presidenti mund të zgjedhë dy data ndërmjet saj. Procedura kushtetuese parasheh konsultën me kryetarët e grupeve parlamentare, nëse ato nuk shfaqin konsensus respektohet vendimi i presidentit i cili ka detyrën të gjejë gjuhën mes palëve”, tha Balla.

Kreu i Grupit Paralamnetar të PS-së, tha se sqarimi i kompetencës ka rëndësi për të kuptuar sa i kufizuar është presidenti në këtë aspekt.

“Dekretimi është hapi i parë dhe i fundit i presidentit lidhur me zgjedhjet. Deri në datën 10 qershor janë konsumuar të gjitha procedurat për regjistrimin e subjekteve zgjedhore, ngritjen e administratës së zgjedhjeve, është ndarë koha televizive, janë printuar fletët e votimit. Për të gjitha këto hapa e gjithë kjo kosto nuk mund të zhbëhet me zhdekretim”, vijoi Balla


MË SHUME NGA Shqipëri