13:31 / 13.06.2019
E goditi me këmbë fanellën e Kombëtares, Ylber Ramadani kërkon falje
Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë ka sqaruar situatën e cila ka hapur polemika mes tifozëve.
Ylber Ramadani realizoi një gol të bukur në minutat e fundit të takimit ndaj Moldavisë të cilin Shqipëria e fitoi 2-0.
Gjatë festës së golit ai nuk kontrolloi emocionet duke hequr fillimisht fanellën e më pas edhe e goditi atë me këmbë.
Ky gjest i Ramadanit është përfolur shumë në mesin e tifozëve, të cilët e kanë kritikuar lojtarin.
Por ai ka zgjedhur rrjetin social Instagram, për të sqaruar këtë situatë dhe njëherësh u ka kërkuar ndjesë të gjithë atyre që janë ndjerë të ofenduar.
























