17:24 / 13.06.2019
Rryma mbyt 17 vjeçaren në Gjilan
Një vajzë e moshës 17 vjeçare nga Capari i Gjilanit ka ndërruar jetë sot si pasojë e kontaktit me rrymën.
Këtë e ka konfirmuar Shaban Azizi, zëvendësdrejtor në Policinë Rajonale të Gjilanit, transmeton për "KlanKosova".
“Është e vërtetë sot në fshatin Capar të Gjilanit ka ndërruar jetë një vajzë e moshës 17 vjeçare.Sipas informacioneve të para dyshohet se vajza ka vdekur nga kontakti me rrymën”, tha Azizi.























