Sa trofe i ka fituar Lionel Messi me Argjentinën?
BKT
Sport

Sa trofe i ka fituar Lionel Messi me Argjentinën?

Në debatin e madh “Lionel Messi kundër Cristiano Ronaldos”, njëra ndër pikat më të mëdha kundër superyllit të Barcelonës është mungesa e suksesit në skenën ndërkombëtare me Argjentinën.

Messi dhe Ronaldo e kanë dominuar futbollin në nivel klubi për më shumë se një dekadë, duke i fituar 10 Topa të Artë mes vete, por të dytë kanë pasur shumë vështirësi ta përsërisin suksesin e njëjtë me ekipet e tyre kombëtare.

Në vitin 2016, Ronaldo e fitoi trofeun e parë të madh ndërkombëtar me Portugalinë, pasi e fitoi Kampionatin Evropian në Francë. Tri vjet më vonë, më 2019, Ronaldo e fitoi edhe të dytin, garën inauguruese të UEFA-s, Ligën e Kombeve, transmeton Express.

Por cili është krahasimi i Messit me Ronaldon në arenën ndërkombëtare?

E pabesueshme, por kapiteni i Barçës ende nuk e ka fituar asnjë trofe të madh me Argjentinën, ama ai ka sukses me ekipit kombëtar të të rinjve në karrierën e tij.

Messi ka shkuar në finale të Kupës së Amerikës tri herë dhe një herë tjetër në finale të Kupës së Botës, duke i humbur të gjitha ato. Megjithatë, ai e ka fituar medaljen e artë olimpike dhe Kupën e Botës U20 me ekipin kombëtar të Argjentinës.