Mijëra njerëz në prezantimin e Hazard, belgu puth stemën e Realit
BKT
Sport

Mijëra njerëz në prezantimin e Hazard, belgu puth stemën e Realit

Në një “Santiago Bernabeu” të mbushur si për ndonjë ndeshje të fortë Champions League, u bë pasditen e sotme edhe prezantimi i blerjes më të bujshme të Realit të Madridit në këtë merkato verore, belgut Eden Hazard.

Futbollisti, për të cilin “Los Blancos” paguan rreth 130 milionë euro në arkat e Chelseat, zbriti në terrenin e stadiumit mitik madrilen, me bluzën e skuadrës së tij të re, të cilën nuk ngurroi ta puthë, duke ngritur në peshë entuziazmin e tifozërisë, transmeton SS.

Më pas Hazard bëri një xhiro rreth fushës, duke shkelmuar dhjetëra topa në drejtim të tifozërisë madrilene, që e priti me entuziazëm dhe ovacione, “yllin” e ri të skuadrës, që pritët të shkëlqejë tashmë pikërisht në “Santiago Bernabeu”.