Pacolli: Senatori Bob Dole ka qenë një mbështetës i patundur i Kosovës
BKT
Lajme

Pacolli: Senatori Bob Dole ka qenë një mbështetës i patundur i Kosovës

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka deklaruar se në 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës ka shumë njerëz në SHBA “që ne duhet të falënderojmë për kontributin e tyre për pavarësinë dhe lirinë e Kosovës”.

“Në këtë 20 vjetor të çlirimit të Kosovës ka shumë njerëz në SHBA që ne duhet të falënderojmë për kontributin e tyre për pavarësinë dhe lirinë e Kosovës.  Senatori Bob Dole ka qenë një mbështetës i patundur i Kosovës në ditët e para kur Millosheviçi ka instaluar aparteidin në Kosovë. Përgjithmonë mirënjohës ndaj tij për luften e tij për të drejtat dhe lirinë e popullit të Kosovës”, ka shkruar Pacolli në Facebook.


MË SHUME NGA Lajme