VIDEO - Ekspozitë kundër dhunës në familje
BKT
Lajme

VIDEO - Ekspozitë kundër dhunës në familje

Rrjeti i Grave të Kosovës sot nga ora 11:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë organizon hapjen e ekspozitës dy ditore “Dhuna nuk fshehet mrena mureve”.

Kjo ekspozitë shpalosë disa prej rrëfimeve të grave dhe burrave që kanë përjetuar dhunë në familje, përjetime këto të mbledhura nga RrGK. Për më tepër, ekspozita u mundëson qytetarëve të informohen mbi atë se çka ofrojnë institucionet në trajtimin e këtij lloji të dhunës, ku mund të mbështeten dhe të kërkojnë ndihmë e drejtësi.

Adelina Berisha nga Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës (RrGK) në 'Aktual' në RTK3, tha se të gjithë qytetarët duhet të raportojnë dhunën kudo që ajo ndodhë, meqenëse dhuna në familje ndodhë brenda mureve të shtëpisë atëherë gjithmonë dikush është aty pranë, mund të bëhet shpëtimtarë dhe ta rapotoj atë.

''Ekspozita 'Dhuna nuk fshehet mrena mureve' ka për qëllim të ngrisë vetëdijen për dhuën në familje dhe i bënë thirrje gjithë qytetarëve të raportojnë atë. Dhuna duke qenë se ndodhë brenda mureve të shtëpisë, pra dhuna në familje, atëherë besojmë se gjithmonë është dikush aty pranë, mundet me qenë i pranishëm por mundet me qenë edhe shpëtimtar, prandaj edhe kjo thirrje që dhuna të mos fshehet brenda mureve por duet të gjithë bashkë të angazhohemi dhe ta raportojmë atë''. tha Berisha në RTK3.

Për më shumë ndiqeni videon e plotë:


MË SHUME NGA Lajme