Opozita mobilizohet për protestën e radhës
BKT
Shqipëri

Opozita mobilizohet për protestën e radhës

Opozita nis aksionin për përgatitjen e protestës së radhës. Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të takojë në orën 12 aleatët, ndërsa në orën 18 të pasdites do të mbledhë organet drejtuese.

Sot, në orën 18.00, mbledhje e jashtëzakonshme e Kryesisë së PDSH, Grupit Parlamentar, Kolegjit të Kryetarëve dhe Kryetarëve të Bashkisë, me rend dite: Caktimi i detajeve të vijimit të aksionit politik, si dhe reagimi i PD pas arrestimeve politike të drejtuesve të PD në qarkun Elbasan", transmeton oranews.

Opozita do vijojë protestat për largimin e kryeminsitrit Edi Rama, ndërsa dekretin e presidentit për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit e ka cilësuar si fitore të parë.


MË SHUME NGA Shqipëri