Anulimi i zgjedhjeve, Meta: Dekreti është në fuqi
BKT
Shqipëri

Anulimi i zgjedhjeve, Meta: Dekreti është në fuqi

Kolegji Zgjedhor pritet që të shqyrtojë dekretin e firmosur nga Meta për shtyrjen e zgjedhjeve dhe gazetarët e pyetën Presidentin nëse ai do ta pranojë vendimin e këtij institucioni. Përgjigjja e Metës ka qenë mjaft ironizuese.

“Dekreti mund të Gjykohet edhe nga Gjykata e Skraparit që nuk ekziston. Presidenti nuk ndalon askënd që të çmendet.  Përkundrazi i fton të gjithë që të izolojmë çdo të çmendur, i cili në këtë ditë të dhurimit të gjakut, bën thirrje për gjëra të ndryshme, transmeton TCH.

Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme sepse vetëm ato ndihmojnë në çeljen e negociatave. Dekreti është në fuqi, i zbatueshëm e i referueshëm për të gjithë.

Kush dëshiron të ecë në rrugën e paligjshmërisë, le të vazhdojë në rrugën e tij. Ata që ecin në këtë rrugë, do kenë pasoja që do provokojnë stabilitet në vend”, tha Meta.


MË SHUME NGA Shqipëri