Rama, thirrje kryebashkiakëve demokratë: Mos nxirrni pengesa për zgjedhjet
BKT
Shqipëri

Rama, thirrje kryebashkiakëve demokratë: Mos nxirrni pengesa për zgjedhjet

Kryeministri Edi Rama u bëri thirrje sot kryebashkiakëve demokratë të mos bien viktimë e katërshes Sali Berisha, Ilir Meta, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, duke nxjerrë pengesa për zgjedhjet.

“Referojuni ligjit, jo hallit të tyre të madh e as zhurmës së tyre të kotë. Nuk ju nxorri PS nga gara, po ata dhe ata duhet të përgjigjen para jush, jo ju para tyre. Ligji s’ka mëdyshje”, u shpreh Rama.

Dy ditë pasi dekreti i Presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve ka hyrë në fuqi, kryetarët e bashkive të drejtuar nga opozita, kanë kërkuar prej prefektëve heqjen e listave të votimit nga ambientet publike si dhe lirimin e ambienteve të parashikuara për zhvillimin e votimeve. /ATSh


MË SHUME NGA Shqipëri