​​Haradinaj: Jemi krenarë për miqësinë e mrekullueshme me Britaninë
BKT
Lajme

​​Haradinaj: Jemi krenarë për miqësinë e mrekullueshme me Britaninë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sonte ka marrë pjesë në festimin e ditëlindjes së Mbretëreshës Elizabeth II, i ftuar nga ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell.

“Sonte, në festim të Ditëlindjes së Mbretereshës Elizabeth II, i ftuar nga ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell. Kënaqësi që në këtë ditë të rëndësishme për shtetin tonë mik, Britaninë, të ngremë dolli për shëndetin e Mbretëreshës Elizabeth. Ne jemi krenarë për miqësinë e mrekullueshme që dy vendet tona kanë krijuar ndër vite.  Uroj që sikur sot, të jemi bashkë përherë!” ka shkruar Haradinaj në Facebook.


MË SHUME NGA Lajme