Rama: Deklarata e Pendarovskit nuk duket as e drejtë, as praktike
BKT
Shqipëri

Rama: Deklarata e Pendarovskit nuk duket as e drejtë, as praktike

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se nuk duket as e drejtë as praktike deklarata e Presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, që nënkupton “favorizimin e ndarjes nga Shqipëria në vendimin për negociatat”.

“Presidenti Stevo Pendarovski nënkupton favorizimin e ndarjes nga Shqipëria në vendimin për negociatat? Çudi kjo qasje, sidomos kur konsideron kontributin kyç të Shqipërisë dhe shqiptarëve në zhvillimet demokratike dhe rrugën europiane të shtetit mik. S’duket as e drejtë as praktike faktikisht”, tha ai.

Pas rekomandimit pa kushte për çeljen e negociatave nga Komisioni Evropian, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut presin në 18 qershor zyrtarizimin e këtij vendimi edhe nga Këshilli Evropian.


MË SHUME NGA Shqipëri